Një artikull australian që daton që në vitin 1973 dhe parashikon fundin e botës ka dalë në sipërfaqe.
Artikulli është realizuar me ndihmën e studiuesve të MIT si dhe një super-kompjuteri. Fundi i botës sipas asaj që thuhet në artikull parashikohet për vitin 2040 dhe do të vijë si pasojë e një ndryshimi drastik global në vitin 2020.
Jeta e civilizuar siç e njohim ne merr fund në vitin 2040, në këtë përfundim kishin dalë kërkuesit e institutit në vitin 1973 me ndihmën e një programi që quhej World One dhe një nga kompjuterat më të sofistikuar të kohës.
Korporata e Transmetimeve Australiane e ri-publikoi raportin origjinal, duke e bërë të disponueshëm online dhe duke i dhënë kështu njerëzve në internet 2 vite kohë që të panikosen ose përgatiten.
Pastaj do të fillojë numërimi mbrapsht për vitin 2022 ku ndryshimet globale pritet të ndodhin, gjithmonë sipas raportit të vitit 1973.
Në raport thuhej, ndër të tjera, thuhej:
Rreth vitit 2020, gjendja e planetit bëhet shumë kritike. Nëse nuk bëjmë asgjë për këtë, cilësia e jetës zbret në zero. Ndotja do bëhet kaq serioze që do të fillojë të vrasë njerëzit, kështu popullsia do të zvogëlohet, më e ulët se në vitin 1900. Në këtë fazë, rreth vitit 2040-2050, jeta e civilizuar siç e njohim në këtë planet do të pushojë së ekzistuari. “