Një stjuardesë është pezulluar nga puna pas një videoje ku ajo shihet duke hequr getat dhe më pas duke i nuhatur ato.
Në videon e publikuar nga Mirror gruaja thotë:
Ndihem shumë e lodhur pas fluturimit. Pra doni të nuhatni getat dhe këpucët e mia? Më parë duhet t’i heq ato”.
Nuk dihet nëse stuardjesa ka shitur videon, apo rrobat. Por sipas Mirror dhjetëra stjuardesa shesin video të tilla online me qëllim fitime monetare.
Një zëdhënës i British Airways tha se stjuardesa u pushua pas punës.
Ai u shpreh:
Ne iu ofrojmë standarde shumë të larta punonjësve tanë dhe presim që ata të sillen me përgjegjësi. Kur kjo nuk ndodh, ne gjithmonë do të marrim masat e duhura”.