Në këtë artikull do t’iu bëjmë pak nostagjikë, pasi do të flasim për fëmijërinë. Sa shumë kujtoni prej atyre viteve? Të paktën deri në brezin e viteve ’90 fëmijët, primare kishin lojën në natyrë.
Ehh, sa larg na shkonte imagjinata. Por, diçka është e sigurt, asnjë prej nesh nuk ka bërë gjërat që kanë bërë këta fëmijë, përcjell Dritare.net.
Ata nuk janë të zakonshëm. Disa ndikuar nga talenti i tyre, bukuria, të tjera nga sëmundje të caktuar, por ata kanë arritur sukses që në moshë të vogël.
Ju a keni menduar ndonjëherë të ishit një body builder në moshën 8 vjeçare? Apo të shkoni në një maraton përgjatë 7 kontinenteve? Unë jo dhe jam e sigurt që as ju.
Një djalë normal nga Kina, përveç faktit që ai ka 3 vertebra më shumë në qafë. Ndërkohë që një njeri i zakonshëm ka 7 vertebra, ky djalë ka 10. Si pasojë e qafës së tij të gjatë, Fu e ka të vështirë të ecë, si edhe ka dhimbje të shpeshta në atë zonë. Kur ishte gjashtë vjeç, ai u diagnostiku me scoliosis kongjenitale.
Lu Hao
Ky 4-vjeçar peshon 60 kg dhe është pesë herë më i madh se bashkëmoshatarët e vetë. Ai ha të paktën tre kupa me oriz çdo ditë dhe është vazhdimisht i uritur. Prindërit e tij u përpoqën të kufizonin dietën e tij, por ai nuk mundi ta përballojnë. Mjekët nuk janë në gjendje të kuptojnë arsyen për këtë.
Winter Vinecki
Vetëm në moshën 14 vjeçe, Winter Vinecki u bë personi më i ri, e cila përfundoi një maratonë në të gjitha shtatë kontinentet. Kur ishte 9 vjeçe, ajo krijoi Team Winter, një organizatë jo-fitim prurëse, e cila mbledh para për të luftuar kancerin në prostatë.
Pan Xianhang
Pan është një djalë i jashtëzakonshëm nga Kina, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur Ichthyosis. I gjithë trupi i tij është i mbuluar me lëkurë të thatë dhe të irrituar. Ai vuan nga kjo sëmundje që nga lindja e tij dhe shpesh shkakton siklet dhe dhimbje. Fqinjët e kanë quajtur “djali peshk”, transmeton Dritare.net.
Giuliano dhe Claudio Stroe
11 vjeçari Giuliano dhe Claudio, nëntë vjeç nga Rumania janë fëmijët më të fortë në botë. Ata kanë nisur stërvitjen që në moshën 2 vjeçare. Këta super kampionë mbajnë rekorde për kryerjen e pompave dhe qëndrimin drejt në një shtyllë për 1 minutë 30 sekonda.
Richard Sandrak
Shumë e njohin si ‘Herkuli i vogël’ dhe djali më i fortë në botë. Richard Sandrak nga Ukraina ka lindur body builder dhe kampion i arteve marciale. Në moshën 8 vjeçare, ai mundi të ngrejë 95 kg dhe kryejë 600 pompa.
Edam
Në 2013, në rrjetet sociale nisi të qarkullojë gjithandej një foto e një bebe shumë të veçantë, me lëkurë jashtëzakonisht të errët. Edhe pas pesë vitesh, Edam, nga Afrika e Jugut, mrekullon jo vetëm ata që e takojnë, por edhe mjekët. Nuk është vetëm ngjyra e lëkurës së tij, sytë e zinj të djaloshit të vogël, kanë tërhequr të gjithë. Në fillim familjarët e refuzuan, por përsëri qytetarët kanë kërkuar që ai të kthehet në një simbol nacional, shkruan Dritare.net.
Lola Chuil
Është quajtur shpesh si ‘Black Hannah Montana’, Lola Chuil është një prej vajzave më të bukura. 16 vjeçarja ka të paktën 40 mijë ndjekës në Instagram, edhe pse poston shumë rrallë. Lola jeton në Los-Angeles, është në shkollë të mesme dhe flet 8 gjuhë. Ajo është një bukuri shumë e veçantë, ngjyra tipike e lëkurës së saj, sytë një miksim i të gjelbrës dhe blusë, hunda e vogël dhe buzët e trasha, ngjajnë si të jenë pikturuar.
Deepak Kumar Paswaan
Ky djalë nga India ka lindur me krahë dhe këmbë shtesë, shkaktuar nga binjaku parazit i cili rritet në stomakun e Deepak. Ai njihet prej të gjithëve si djali me 8 gjymtyrë dhe në vitet e para tallej pse kishte lindur në këtë mënyrë.
Gabby Williams
Kjo vajzë e vogel ngjan si një karakter në filma shkencor. Ajo ka një sëmundje të veçantë, e cila ende nuk ka një emër dhe nuk e lejon atë të rritet. Për çdo 4 vjet që kalojnë, Ëilliams rritet me 1 vit. Gjëndja e saj është ende e pashpjegueshme dhe e pakurueshme, ndaj ajo është e verbër dhe e shurdhët, përcjell Dritare.net.
Kristina Pimenova
Mundohuni të mos bëheni xheloze, por në moshën 9 vjeçare, ajo është cilësuar si vajza më e bukur në botë. E lindur në Rusi, Kristina ka nisur që kur ishte 3 vjeçe një karrierë si supermodele. Marka të njohura si Armani, Benetton etj., kanë nënshkuruar kontrata me të.
Andy Lee (Tsung Tsung)
Ky djalë i ëmbël nga Hong Kong ka nisur të luajë piano që kur ishte vetëm 3 vjeç. E veçanta e tij është se Andy është një talent i jashtëzakonshën në piano. Ndërkohë që ne jemi ende duke menduar se çfarë po bëjmë me jetët tona, Tsung Tsung mund të luajë 3 pjesë të Mozart, para orës së gjumit.
A nuk janë të gjithë të mrekullueshëm?/Dritare.net