Të shtëna me armë në drejtim të Ambasadës Amerikane janë shënuar mëngjesin e sotëm në Turqi. Mediat turke raportojnë se një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në drejtim të ambsadasës teksa ndodhej në një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Personi ka hapur zjarr drejt rojeve të sigurisë, por fatirësisht nga kjo ngjarje nuk ka njerëz të lënduar.
Sakaq, policia po punon për kapjen dhe identifikimin e atuorit/ve.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por kujtojmë se kohët e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve janë tensionuar. Presidenti Erdogan pak ditë më parë ndaloi importin e produkteve elektronike amerikane, duke argumentuar se do të përdorin markat e tyre.