Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë Hilton tashmë do të jetë edhe në Shqipëri.
Hilton vjen në Shqipëri me “Hilton Garden Inn” një hotel i cili pritet të sfidojë “Hotel Rogner” dhe “Tirana International Hotel”.
Hoteli do të jetë me një largësi 20 minuta nga aeroporti i Tiranës dhe 5 minuta nga qendra e Kryeqytetit.
Kompania vendase e ndërtimit Enternal Group është nënkontraktuar për të bërë punimet e objektit, i cili është i vendosur tek ish-Uzina Enver përgjatë Rrugës së Kavajës, poshtë kryqëzimit të 21 Dhjetorit.
Godina do të jetë funksionale në fillim të vitit 2018, ndërsa kapaciteti i akomodimit dhe vlera e investimit po mbahen sekret.
Hoteli ka një sipërfaqe prej 9,600 metër katror salla takimesh dhe evente me një kapacitet deri në 500 vizitorë.
Enternal Group, është një kompani vendase që tashmë ka përvojë të konsiderueshme në ndërtimin e objekteve të luksit dhe qendrave tregtare.
E njëjta kompani ka qenë nënkontraktori kryesor në ndërtimin e godinës për llogari të hotel Sheraton, Qendrës tregtare TEG, Toptani Center, Coins, QTU, ETC, Rolling Hills dhe një sërë objektesh të tjera me funksionalitet të lartë.
Ndërsa Hilton është një rrjet hotelesh luksi i shtrirë në 6 kontinente me rreth 570 linja akomodimi dhe që që nga viti 2007 biznesi i hoteleve Hilton është zgjeruar me 50%.