Një makinë është përplasur me shpejtësi të madhe në një grup këmbësorësh që ndodheshin në një trotuar të Saragoza, në Spanjë, duke plagosur të paktën 3 persona.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat thonë se në makinë ishin një burrë dhe një grua, të cilët janë larguar nga vendngjarja, por më pas janë arrestuar nga forcat e sigurisë.
Të plagosurit janë një burrë 45 vjeç dhe një çift të moshuarish.
‘Të dhënat e para të bëjnë të mendosh se bëhet fjalë për një aksident automobilistik’, raporton media spanjolle El Mundo, e cila citon autoritetet policore.
Mes të plagosurve 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende kushtet shëndetësore të dy të moshuarve.
Disa dëshmitarë kanë treguar që makina udhëtonte me një shpejtësi 60-70 km/orë dhe që është ngjitur në trotuar, duke kaluar ngjitur me tavolinat e një bari. Mjeti ka ecur rreth 200 metra përpara se të braktisej nga dy njerëzit që ishin në bord.