Një zjarr ka përfshirë godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë dje në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bateri kompjuteri (UPS), ndërsa nuk ka demtime të dokumenteve. Por sot gojët e liga pretendojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm por i pa suksesshëm në misionin që kishte : Djegjen dhe zhdukjen e dosjeve që i mplikojnë shumicën e gjyqtarëve të kësaj gjykate/BW