Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni policie në Spanjë. 29-vjeçari algjerian ka qenë i armatosur me thikë dhe ka sulmuar një komisariat policie në Barcelonë duke bërtitur ”Allahu Ekber”.
Ai ka arritur të futet deri në recepsion dhe tentuar të qëllojë oficerët e policisë, por këta të fundit e kanë ekzekutuar 29-vjeçarin.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 6 në stacionin e policisë në Cornellà de Llobregat. Burimet e policisë thanë se oficerët u përpoqën të zmbrapsnin sulmin përpara se të hapnin zjarr.