Dy herë radhazi një 20 vjeçar nga Shkodra është ndjekur nga i njëjti mjet. Kudo ku ka lëvizur mjeti në fjalë ka qenë pas 20 vjeçarit E.B banues në Shkodër. I riu shkodran ka arritur që të pikas mjetin në fjalë dhe ka dalluar se kanë qenë në ndjekje të tij. Herën e parë e ka lënë si rastësi por kur e ka parë edhe herën e dytë atëherë ka ndjerë një lloj frike dhe nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte.
Në këto kushte 20 vjeçari ka bërë një kallëzim në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës duke treguar ngjarjen dhe dyshimet që ai ka. Tashmë policia po punon për identifikimin e personave që 20 vjeçari dyshon se e kanë ndjekur dhe efektivët po punojnë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Ja njoftimi i policisë për këtë rast:
Më datë 20.08.2018, shtetasi E. B., vjeç 20, banues në Shkodër, ka kallëzuar se dyshon se është ndjekur nga një automjet gjatë lëvizjeve të tij për në fshatin Shtoj, ku dyshon se është ndjekur edhe një herë më parë po nga i njëjti mjet. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 84 i Kodit Penal.