Aktori mjaft i dashur për fëmijët ka ndërruar jetën në moshën 43-vjeçare. Prej dy vitesh ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të kancerit dhe nuk i bëri dot ballë. Bëhet fjalë për aktorin islandez, Stefan Karl Stefansson, i cili u shfaq në rolin e Robbie Rotten në filmin për fëmijë “LazyTown”.
Stefansson ishte tejet i njohur për rolin e tij në serialin për fëmijë, që u emetua nga viti 2004 deri më 2014. Ai fillimisht u diagnostifikuar me kancer në pankreas në vitin 2016 dhe pati një ndërhyrje kirurgjike të suksesshme.
Mirëpo në muajin mars aktori njoftoi se kanceri ishte rikthyer dhe se ishte i paoperueshëm. Stefansson la pas vetes bashkëshorten dhe katër fëmijë.