Juristi Romeo Karaj risjell sërish në vëmendje tekstin e e-mailit, sipas të cilit dëshmohet se Nuel Kalaj ka qenë i lidhur me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Berisha, dhe janë takuar në sallën VIP të aeroportit.
Josef Hejsek, i cili ishte drejtor i CEZ-it shqiptar, ka informuar nëndrejtorin e CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, ku e sqaronte se është takuar me kryeministrin e asaj kohe dhe të birin e tij.
Provat tregojnë se Nuel Kalaj ka qenë sekseri i qeverisë shqiptare dhe ka negociuar “martesën” me kompaninë çeke CEZ.
Ja çfarë shkruan Romeo Karaj:
Ky eshte e-maili ne shqip dhe çekisht, per te cilin çirret Berisha Junior se nuk ka lidhje me privatizimin e OSSH.
Ky e-mail eshte bere ne 28 janar 2010 dhe realisht nuk ka lidhje me momentin e privatizimit por me momentet dhe ngjarjet e ndodhura pas ketij e-maili.
T’a trajtosh kete e-mail vetem lidhur me procesin e privatizimit, do te thote se Berisha Junior, realisht nuk arrin t’a kuptoje se njerezit nuk hane bar dhe nuk mund te besojne pallavrat e tij.
Ky eshte nje e-mail i nisur nga drejtori i CEZ-it ne Tirane tek drejtori i CEZ-it ne Prage.
Drejtori i CEZ-it ne Tirane raporton se do t’a prese eprorin e tij se bashku me Nuelin ne sallonin VIP te Aeroportit te Rinasit.
Ai raporton se sapo mbaroi negociatat me Nuelin.
Takimin me te birin sipas Nuelit, eshte shtyre pas ardhjes se kryeministrit.
Drejtori çek i Tiranes raporton gjithashtu se: sipas Nuelit rezultatet ne menyre te sigurte do te jene positive dhe 90% konkrete. Nueli e ka siguruar se kryeministri po punon me nje komision nderministror ne lidhje me problematiken e tyre.
Pra, sipas bisedes te vete çekeve, kemi te bejme me nje ndikim te paligjshem te ushtruar nga Nuel Kalaj, tashme jo me ne drejtim te procesit te privatizimit por ne drejtim te favoreve te tjera qe i jane bere CEZ-it ne kurriz te Shtetit Shqiptar, nga Qeveria Shqiptare, nepermjet ndermjetesve si Nuel Kalaj etj.
Detyra e prokurorise eshte qe te investigoje lidhjen shkak pasoje te ketyre takimeve dhe ngjarjeve te mevonshme.
Ky eshte drejtimi i duhur dhe jo ai qe thote llafazani Junior qe iken ne drejtim te kundert me akrepat e ores.
Pare ne kete kendveshtrim, eshte mjaft e veshtire te thuhet qe tani se sa dhe si eshte perfshire Junior.
Po ashtu absolutisht nuk mund te dilet ne perfundimin se Junior eshte i pafajshem apo virgjereshe.
Kjo gje do patjeter nje investigim te plote dhe jo vetem nje bisede 30 ne mes te nates ne prokurori.