Policia ka vënë në pranga një ditë më pas drejtuesin e Benzit, njëri nga mjetet që u përplas në aksidentin vdekjeprurës në aksin Levan-Fier, ku humbi jetën një 27-vjeçare shtatzënë. Ai dyshohet të jetë shkaktari i përplasjes së mjeteve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Asllani, vjeç 31, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.T., vjeç 32, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip “Audi”, shtetasja M.T., vjeçe 27, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., vjeçe 41, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin “Audi” dhe drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T, 1 vjeç. Neni 290/3 i Kodit Penal.