Pasditen e sotme policia njoftoi, se kishte sekuestuar shifrën e 1 milionë eurove. Kjo shifër eurosh ishte në llogari të Roland Shëmbitrasit.
Por kush është Roland Shëmbitrasi?
Roland Shëmbitrasi u ekzekutua më 8 Tetor 2017 në Greqi. Para ekzekutimit në mes të Athinës, ai ishte një nga eksponentët e rëndësishëm të trafikut të kokainës në lokalet e natës në Greqi.
Shëmbitrasi njihej me nofkën “Tenxherja” dhe se ishte me origjinë nga Korça, por prej vitesh jetonte në Athinë me familjen.
39-vjeçari ishte edhe bashkëpronar i lokalit të natës “Roy Bar” në lagjen “Glyfada” në kryeqytetin grek, pikërisht ku dhe u ekzekutua.
Edhe pse autoritet greke janë të bindura, se 39-vjeçari u vra për larjen e hesapeve të drogës, autorët janë ende të paidentifikuar.