Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
E reja qëndron në faktet e këtyre ditëve. Dëgjojme e lexojmë..
“Kombi kosovar e kombi shqiptar”…degjojme teza mediokre…”nuk nderhyjme në punet e brendshme te secilit”…lexojme “fotbolliste kosovar e shqiptar”….degjojme tezen sofistike…”kolonizimi kulturor shqiptar e Kosoves”…veshtrojme në facebook…”tosket jane hileqare me gegët”….e me së fundi lexojmë me dhimbje “Kosove më jep turp, me jep emrin kosovar”.Çfarë bataku në llum!!
Boll deri këtu boll. Strategjia është e qartë. INJORANTË dhe ARMIQ janë bërë së bashku për të përçarë dhe pastaj për ta sunduar më lehtë Kombin Shqiptar. Prej mijëra vjetësh kanë deshtuar. Por kjo nuk përjashton sukses në erën e milenuimit.
Kërkohet të përballemi me këte taktike të vjeter në eren e re. Asnjë c’kujdesje nuk lypet të kemi. Jemi nje gjeografi e integruar. Jemi nje histori e pandare. Jemi nje identitet pa koloni mes nesh. Jemi nje e ardhme e perbashket.
Kush e kupton lum për të se është i ditur. Kush nuk e merr vesh mjerë per te se ështe injorant. Kush bën sikur nuk merr vesh është dukshem armiku yne. Kush i shërben atij që hiqet se nuk vesh është me djallëzor dhe në shërbim të armiqve…
Jemi perballe taktikës me Bizantinë të “Departamentit të Barbareve” që njihet me dy fjale..”Përcaj e Sundo”…E vjetër eshte. Por po aktivizohet shumë fort. Dhe me se shumti kunder Kombit Shqiptare..
Armiqtë do bëjne te veten. Me vjen keq kur armiqve i shërbejne, me apo pa dashje edhe njerezit tane…Me kujtohet Noli..
“O turma pa tru, zemër krund e gërdhu, hosana baraba!”