Nga Muharrem Rama
Ç’do natë, gjithëandej ekraneve, garë e shfrenuar nen lloje lloje siglash, nga lloje lloje personazhesh, fatkeqesisht jo rralle te vetprezantuar si protagonistet te kauzes per drejtesi e shtet, por qe ne te vertete, as me pak e as me shume, por pergjegjesit kryesore te gjendjes se mjeruar!
Gara banale…jo rralle te ngjajshme edhe si skena filmash me perleshje gladiatoresh, ku stonojne vetem arenat; keto te fundit te dixhitalizuara e me akustike perfekte, por qe gjithesesi tunden e gjemojne nga shernajat mes protagonisteve, aq sa shpesh te krijojne bindjen se keta fare burrash, te drejte e te paperlyer deri tek zoti, jane gati te behen theror ne emer “te kauzes “, nga e cila frymezohen…( ! )
E ne kete kuader, ketij teatri banal, s’i mungojne as konferencat e shtypit, daljet ” e rastit “, ne pergjigje flak per flak, skalionet e mercenareve qe investohen edhe si mendimtare e ideologe te shquar, te te gjitha ngjyrave; keta japin e marin me kembe e me duar, madje si per te ritur shkallen e besueshmerise; akuzojne pa meshire “shkaterimtaret ” e asaj qe vet ia kane shkulur themelet !
…Pernjimend shqiptari i vobeget, i mberthyer perpara ekranit te vogel ka te drejten e zotit te mendojë se, me ne fund ” Po vijne Titanet”, qe do t’i grisin te gjitha merimangat e ketyre 27 viteve rrumpalle, a thua, i beson njeriu me pese pare mend ne koke ?
Jo per humor, madje mese i deshperuar, mua te tilla “shfaqie” te shemtuara, me kujtojne gjithnje e me shpesh nje sentence tek filmi ” Perballimi “, me protagoniste dy aktoret e shquar; Kadri Roshin e Jani Riza, ku eshte realizuar ne menyren me perfekte ajo atmosfer paniku e frike, qe kishte mberthyer shtresat e te ashtuquajturve “sëra e pasanikeve “, pas gjithe atyre permbysjeve e rokopuje te post ’44-tres, kur ata “te malit “, ishin leshuar pa meshire…
Tek filmi ” Perballimi “, pra…
…fix ajo pjese, kur” Artisti i Popullit ” Kadri Roshi, ne rolin e kulakut, i tregon nje fabul “fshatarit te mesem”
Jani Riza; ky i fundit, perpiqej te fshihte thaset me tepricat e drithit… duke u justifikuar se, i kishte dorezuar detyrimet !
Roshi – A e di se çberi lepuri, kur pa se kuajt po i tridhnin… ja mbathi me te katra e iku nga syte kembet …!
E pa dhelpra dhe e pyeti; – po ti c ke , ti s’je kale qe te të tredhin ?
Ju pergjigj lepuri ;- ehuuuu, sa ta marrin vesh se une s’ jam kale, vane hallatet e mija!
Ndoshta me sillen neper mend te tilla skena, nga qe keta “kulaket e sotem “, me ngjajne me ata thaset e miellit…qe sa here t’i godasesh, veçse pluhur leshojne.