Të damkosur për korrupsion dhe lidhje me krimin, sa dhe kolegët, kanë tmerr të pranojnë emërime prej tyre
Zgjedhja e Këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi (KED), ishte struktura e parë e Reformës në Drejtësi, zgjedhur na janar 2018, me shortin e “goglave” (lotari) nga Kuvendi i Shqipërisë, por që u shpërbë vetëm 10 ditë pas emërimit, prej procesit të “Veting”-ut, për shkak të pasurive korruptive, gjyqeve të shitura dhe lidhjeve me botën e krimit, madje edhe të dënuar me burg si kriminelë, duke nisur zvendësimin e tyre, por edhe zëvendësuesit, dolën me më “bojë e zezë” se të ikurit e parë.
Sipas ndryshimeve kushtetuese, të bëra në datat 21-22 korrik 2017, u përcaktua që 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duhej të ishin gjyqtarë dhe prokurorë “model” me integritet, figurë të pastër, pa masa disiplinore në punë dhe pa abuzime profesionale me gjyqet, por që 80% e tyre, ishin gjyqtarë “shërbëtor partie” të Gërdecit, 21 janarit, Remzi Hoxhës, Fatmir Mediut, video Metës, Shkëlzen Berishës, Damir Fazlliçit e të shumë proceseve “VIP”, që u mbyllën me fajtor… viktimat.
Sipas Kushtetutës, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), kanë detyrë parësore, verifikimin dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale, të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për lnspektorë të Lartë të Drejtësisë, mirëpo vetë anëtarët e KED, dolën me veprimtari “blozë”, por të përzgjedhur nga shefat e bandave politike PD-PS-LSI.
Çudia nuk mbaron këtu, mbasi edhe sot në datën 22 gusht 2018, sipas faqes zyrtare të gjykatës “Zaganjori”, 5 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), konkretisht Artan Broci, Rovena Gashi, Shkëlzen Selimi, Gentian Trenova e Altina Xhoxhaj, vazhdojnë të jenë në detyrë si anëtar të këtij Këshilli.
Ky skandal, provohet me faktin, se në datën 31 korrik 2018, ata kanë shpallur garën publike, për 1 (një) vend si Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor e që sipas njoftimit zyrtar, thuhet se vlerësimi nga KED, dmth nga shumica Broci, Gashi, Selimi, Trenova e Xhoxhaj, do të bëhet në datën 15 shtator 2018, të cilët do të marrin në “provim ndershmërie”, kandidatët për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ)./Pamfleti