Ish kryeministri vuan çrregullimet e personalitetit, ku tani është i qeshur, kalon në gjendje agresive më pas, dhe në fund qan me dënesë për minuta të tëra. Mbahen nën kontroll nga mjekët me ilaçe me përmbajtje narkotike mjekësore. Nën kurë është mbajtur që në kohë të Enverit, si u shpëtua nga paraliza më 12 dhjetor 2011, dhe si i ka marrë paraliza, këmbën, krahun e syrin tani
Sali Berisha duket shumë aktiv në rrjetet sociale, në sulmet ndaj qeverisë së Ramës por dhe në denoncimin e qeverisë përmes “qytetarit dixhital”.
Duke qënë se rrjetet sociale të japin “luksin” që të shkruash dhe nga krevati po të duash, shumë pak njerëz e kanë parë ish kryeministrin Sali Berisha këtë verë të lëvizë në mënyrë aktive sikurse janë mësuar ta shohin.
Tashmë kanë përfunduar kohët kur ish kryeministri demokrat shihej duke shetitur bregut të detit tek vila e tij në Gjirin e Lalzit apo në klimë malore në Dajt.
I vetmi rast që është parë është ai i para dy muajve, kur Sali Berisha bashkë me bashkëshorten kanë qënë në malet e Rugovës për të pushuar, duke qënë dhe përkundruall maleve të vendlindjes së tij Tropojë.
Por Sali Berisha shfaqjen e fundit publike, pas mbylljes së punimeve të Kuvendit e ka bërë në takim me kreun e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri disa ditë më parë, në zyrën e ish kreut të qeverisë shqiptare.
Madje ka bërë dhe një dalje mediatike, ku Berisha ka folur për tezën e Thaçit për ridefinimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikshmërisë së kësaj teze dhe çfarë humbin shqiptarët.
Me sy të thjeshtë dukej se Sali Berisha ishte kapluar nga një zbehtësi e nivelit të lartë, ndoshta dhe për shkak mosekspozimit në diell, si dhe problemeve të rënda shëndetësore.
Madje vihej re fare lehtë që lodhja e kishte dominuar shëndetin e ish kryeministrit, i cili me sforco të madhe arriti të bënte një deklaratë të shkurtër për ta përcjellë përmes videos.
Dhe këtë deklaratë e ka dhënë me shumë sforco, të shoqëruar dhe me shumë gjestikulacione si për ta nxjerrë më lehtë fjalën.
Burime pranë ish kryeministrit mësohet se për të bërë atë deklaratë publike, Berisha ka marrë shumë inxheksione dhe stimulues, ku nuk përjashtohen drogërat e lehta mjekësore dhe të kontrolluara rreptësisht nga mjeku që e ka nën kontroll.
Bëhet fjalë për Mentor Petrelën.
Njëherësh bëhet e ditur se Berisha është me të vërtetë i sëmurë rëndë dhe një sërë sëmundjesh e kanë lodhur, duke filluar nga sëmundjet nervore që kanë sjellë njëfarë paralize në anën e majtë të tij, ku krahun, këmbën dhe syrin i lëviz me shumë vështirësi. Shpesh syri i ngrin, dhe as që lëviz fare qepallën.
Berisha është nën një kontroll të rreptë mjekësor, pasi dhe humbja e imunitetit e ka dëmtuar duke e lënë atë të ekspozuar ndaj shumë sëmundjeve, qoftë dhe virale.
Mësohet se së shpejti ish kryeministri Berisha do të rrugëtojë drejt Austrisë, ku shkon çdo vit për t’u kuruar dhe rikuperuar për të qënë i gatshëm të përballojë vitin e ashpër politik.
Shumë herë është shkruar se Berisha pasi ka përballuar me vështirësi sëmundjen e të fiktit (Lipoteminë) dhe Dementinë si dhe problemet e forta nervore dhe kardiake, pritet që brenda shtatorit të bëjë një kontroll të imtë shëndetësor në Austri. Në Austri gjen dhe supermbesën.
Burimet thanë se pavarësisht se Berisha nuk e jep veten dhe punon shumë, për të qënë gjithnjë prezent në publik, gjendja e tij shëndetësore e mirë është kalimtare, dhe nën efektin e ilaçeve.
Por mësohet se tashmë janë shpeshtuar shumë shpërthimet e Berishës, dalja jashtë kontrollit e tij, ndryshimi i personalitetit, herë është i qeshur, herë shpërthen në agresivitet dhe pastaj kalon minuta të tëra duke qarë me dënesë. Çka e rëndon shumë shëndetin e tij mendor e fizik.
Sëmundjet e Berishës janë shfaqur që herët, në kohën e Enver Hoxhës
Sali Berisha ka qënë gjithnjë nën goditjen e kundërshtarëve politikë, të cilët e argumentonin pamundësinë e tij për të qënë në krye të vendit me faktin se është i sëmurë mendërisht.
Për jo specialistët kjo quhet një sëmundje nervore, që e bën atë të paaksesueshëm me shoqërinë apo ambientin ku kontribuon.
Sali Berisha për hir të së vërtetës ka treguar se është një i sëmurë kronik përsa i përket pushtetit, dëgjimit të mendimit të tjetrit por dhe reagimit ndaj kundërshtarëve politik.
Krimet e tij kanë qënë monstruoze, duke filluar nga futja në burg e kundërshtarit të tij politik Fatos Nano, mbrojtja e firmave piramidale dhe dërgimi i ushtrisë, SHIK dhe forcave paramiltare për t’i përdorur kundër jugut të vendit.
Por dhe artikulimi i tij politik që ka shkaktuar si gjithnjë viktima, rasti i shuarjes së djemve të Tropojës dhe në veçanti të fisit të Haklajve vetëm për një fjalë goje është ilustrimi më i mirë për këtë.
Por dhe vrasjet më 21 janar 2011, ku me dashje apo pa dashje ngatërron termin e institucionit, ku quan godinën e kryeministrisë institucion dhe jo kryeministrin, si dhe akuzat ndaj opozitës për grusht shteti me çadra me helm apo thika etj tregojnë qartë çrregullimin e tij psiqik.
Në gjuhën shkencore quhen çrregullim personaliteti dhe mbahet gjithnjë nën kontroll përmes qetësuesve të fortë me përmbajtje të lartë narkotike, gjithnjë mjekësore dhe të kontrolluara.
Por mjekët janë të ndarë në qëndrime përsa i përket përcaktimit të diagnozës së tij.
Dikush thotë se sjellja e Berishës nuk jep përshtypjen e dikujt që ka rrjedhur, ose të paktën, nuk është i rrjedhur, në sensin që e përdorim në shqip këtë fjalë.
Me të gjitha gjasat, Berisha është i sëmurë nga një sëmundje që i kap jo rrallë personat në moshë mbi 60 vjeç e që quhet DEMENTIA(http://en.wikipedia.org/wiki/Dementia (link is external)).
Shenjat sipas variantit të këtij mjeku janë fiks me ato të Dementia-s.
I vetmi problem është se, pacientët që vuajnë nga një sëmundje e tillë, e kanë të pamundur ta pranojnë se ajo është diagnoza e tyre. Aq më pak të pranojnë se janë të semurë dhe pikërisht ky fakt e mban Berishën në këmbë. Madje duke kërkuar me insistim që të mbështetet me ilaçe që të qëndrojë në këmbë.
Nga ana tjetër Berisha ka vujatur që në kohë të Enver Hoxhës nga sëmundjet nervore dhe është kuruar gjithnjë. Proverbiale ka qënë dhe kura e dhënë nga mjeku Ulvi Vehbiu, që fatkeqësisht sot nuk jeton më, por që asnjëherë nuk ka folur për sëmundjen e Berishës.
Këtë e bën me dije djali i tij. “Çmenduritë në politikën e sotme shqiptare nuk kanë natyrë psikiatrike.
Përndryshe, rrënjët e legjendës urbane, për Berishën të mjekuar nga im atë, ndoshta i duhen kërkuar në një mbledhje të organizatës bazë të Partisë, në Fakultetin e Mjekësisë, në vitet 1980; kur diskutohej për qarkullimin e kuadrit.
Qarkullimi i kuadrit mund të tingëllojë si shprehje e rëndomtë e burokratishtes; por në atë kohë u ngjethte mishtë njerëzve, meqë donte të thoshte të lije Tiranën dhe punën e mirë dhe kolegët dhe jetën sociale që kishe krijuar, për të shkuar të punoje diku tjetër; në një vend të vështirë dhe me probleme. Nuk dua ta krahasoj me internimin, por e keqja është gjithnjë relative; dhe asnjë “kuadër” nuk dëshironte të qarkullonte.
Në atë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe dr. Berisha, u fol për të qarkulluar tim atë e për ta çuar ca kohë në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Këtu u ngrit të fliste një mjek tjetër, dr. Ilir Gjylbegu, obstetër i njohur në Tiranë dhe mik i tim eti që nga vitet e studentllëkut në Moskë; shakaxhi nga më të hollët në ato rrethe.
“Ju që doni të qarkulloni Ulviun,” tha Gjylbegu, “e keni menduar se ç’do ta bëjmë pastaj Salën?”, thotë Ardian Vehbiu. I cili gjithsesi nënvizon se i ati nuk ka thënë kurrë asnjë fjalë.
Kryeministri pësoi paralizë të pjesshme, mjekët i këshillojnë tërheqjen më 12 Dhjetor 2011
Ish Kryeministri Sali Berisha 7 vitë më parë ka pësuar një paralizë të pjesshme të trupit që i erdhi nga tensioni i lartë i gjakut, problemet kardiake nga të cilat vuan deri në kufijtë e një tromboze që për fat të mirë nuk i shkaktoi çrregullime serioze për jetën.
Bëhet fjalë për natën e 12 dhjetorit të vitit 2011. Ai ka pësuar këtë goditje si pasojë e problemeve që ka pasur në vazhdim, (këtë e shpjegon dhe termi zyrtar mjekësor i shpërndarë lipotemi, shkak i një sëmundje bazë).
Mësohet se paraliza ka qënë e lehtë, e pjesshme, në gjymtyrë, po që për momentin nuk paraqiste shqetësime tejet serioze, por duhej parë për më pas. Më e keqja është se mjekët i kanë këshilluar ish kryeministrit në atë kohë një pushim tejet absolut dhe tërheqje nga aktivitetet politike dhe institucionale.
Nuk lejohej ngarkesa e madhe fizike, psikologjike dhe emocionale, pasi një tjetër litotomi do të ishte fatale për shëndetin e ish kreut të mazhorancës në atë kohë. Pavarësisht se atëherë ish kryeministri u tha publikisht shqiptarëve se ndihet i ri, e vërteta është e kundërta.
Mjekët më të mirë të fushës kanë kontrolluar dhe e mbajnë nën kontroll ish kryeministrin kanë thënë se lodhja e madhe fizike, emocionale dhe psikologjike ka sjellë pasojën e mbrëmjes së përvjetorit të lëvizjes së dhjetorit, ku Berisha u shemb në tokë në gjendje të fikti.
Berishës i është këshilluar jo më shumë se një orë punë aktive në ditë në zyrë dhe pak e nga pak tërheqje totale nga jeta politike dhe institucionale. Mjekët nuk kanë marrë përsipër pasojat për të ardhmen nëse kryeministri shmang këshillat e tyre.
Që nga ajo kohë Berisha ka qënë gjithnjë nën kontrollin e mjekëve, të cilët i këshillojnë gjithnjë që të mos sforcohet dhe për më tepër të kryejë një vizitë totale në Vjenë një herë në vit për të parë dhe ecurinë e shëndetit të tij./Pamfleti