Lajmi i dhënë për vendimin e gjykatës turke për ekstradimin e Izet Haxhisë, ish- badigardit të Sali Berishës e ka tronditur thellë ish kryeministrin. Për më tepër dhe intervista e dhënë po tek “Pamfleti.com” ku Haxhia pranon ekstradimin por thotë se është i gatshëm të dëshmojë kundër Sali Berishës e ka nxjerrë fare nga binarët ish kryeministrin shqiptar. Tashmë burgu për të është shumë shumë afër dhe këtë Berisha e ka manifestuar gjatë gjithë ditës së sotme. Teksa ka sulmuar dhe kërcënuar gazetarët. Berisha që shquhet për akses të madh në informacion e ka marrë infon për këtë vendim më parë se ai të bëhej publik. Ndaj kishte ikur nga fiqiri Berisha. Pasi Izet Haxhia është shprehur i gatshëm që të dëshmojë kundër Berishës për vrasjet, për sulmin ndaj institucioneve, sulmin ndaj ambasadorëve të SHBA, eleminimin e kundërshtarëve politikë. Pikërisht kjo e tmerron. Pasi dhe ekstradimi i Izet Haxhisë është një veprim i mirëmenduar.
Fillimisht largohet Adriatik Llalla nga kryeprokuror dhe bashkë me të dhe shefja e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi. Duke i hequr Berishës mundësinë e eleminimit fizik të tij pas një ekstradimi të mundshmë që mund të bënte. Pastaj kryeprokurorja e re shmangu të gjithë prokurorët e Berishës dhe Metës.
Tashmë gjithçka është gati për ta pyetur Izet Haxhinë në mënyrë të qartë, dhe me insistimin e amerikanëve. Të cilët bashkë me drejtësinë e re shqiptare janë me sa duket promotorë të këtij ekstradimi. Pasi nuk i kërcënohet jeta më. Xhevahiret që pritet të startojnë me ardhjen e Izet Haxhisë mund të dërgojnë në burg jo vetëm Berishën por dhe mbështetës të tij./Pamfleti.com