Ditën e djeshme një 27-vjeçar nga Lezha vrau veten duke pirë helm.
Viktima është shtetasi Bledar Lufi, i cili ishte me profesion pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Lajmin e kobshëm e ka konfirmuar edhe pedagogia Erisa Mane e cila shprehet e tronditur për humbjen e kolegut.
Policia ka nisur hetimet por ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 27- vjeçarin të marrë aktin fatal për jetën.