Izet Haxhia, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë e Turqisë, ka lëshuar vazhdimisht akuza ndaj familjes Berisha, të cilën ai e njeh mirë, për nga roli i truprojës së ish-presidentit që ka patur në vitet 1992-1997.
Haxhia në të kaluarën ka rrëfyer se ka qenë vetë prezent, kur i biri i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka marrë 30 milionë lireta nga i ndjeri Miri i Xhikes, një emër i njohur i botës së krimit në kryeqytet.
Rrëfimi i plotë i Izet Haxhisë
“Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa”. Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin; çfarë e lidhte Zenin e “vogël” me Fitim Gërxhalliun e firmës “Gjallica”? E pyes babë Saliun: A kishte dijeni që Zeni shoqërohej me Fitimin? Apo nuk e pa as Fitimin kur ishte i ftuar personal i Zenit në festimet e 28 Nëntorit në darkën që jepnit ju o Salë Mashtruesi. Po qe se edhe këtë e quan gënjeshtër, të hapen arshivat e TVSH dhe shifni kronikën se më ke shoqërohej Zeni jot i dashur. Ka pas nuhatje për lekët ai Zeni jot që kur ishte i vogël, Sali, nuk duhet ta mohosh. E nisi me trafikantë droge e pronare firmash piramidale dhe e bitisi me trafikantë armësh. Por për këtë punën e trafikut të armëve nuk dua ta fajësoj shumë, se për këtë ai kishte përvojen tate kur u shite armë gjyshërve të dashur të Zenit tat, tek serbet e Bosnjës.
Por vazhdoj me pyetjet e mia: Përse jetën e ke ndërtuar mbi mashtrimet? Përse i paudhë nuk ndenje në partinë tënde, siç deklarove para nesh në 11 dhjetor të ’90-s, por erdhe e grabite partinë që krijuan studentët? Përse, krijesë e gatuar në kuzhinat e errëta e antishqiptare, vrave shpresën e shqiptarëve të vuajtur që të besuan aq shumë në ato fillime të viteve ‘90? Përse e ktheve PD-në në një parti të krimit dhe e mbushe me spiunë e antishqiptarë? Nuk u bëre njëherë burrë. Rrin duke shpif e denoncu si ato plakat e liga të lagjes. Nëse unë jam vrasës, e qenkam dënuar sipas denoncimit që më paske bërë në ambasadën amerikane, zanati jot i vjetër i denoncuesit; dil e kërko hapjen e çështjes “Hajdari” tek miqtë e tu prokurorë. Të shofim cili është vrasësi apo hjeksi, unë apo ti? Thua për mue që po të denoncoj ty në media ngaqë pres të më ulin dënimin këta që janë në pushtet apo kundërshtarët e tu. Më ngatërron me veten!
Unë në jetën time nuk kam bërë, as nuk bëj kompromise me askënd e për asgjë, as me këta që ti i quan kundërshtarë, por që janë pjellë e një barku politik që të ka lindur edhe ty; si ti nuk mund të jetë askush, por që janë në marrëveshje të heshtur me ty e krimet e tua. Ke bërë shumë zullume. Unë nuk të urrej siç më urren ti mua, por të mëshiroj. Unë të kam luftue vetëm me të vërteta. Kisha një lutje të fundit për ty: Lere të qetë këtë vend! Meqë nuk ka burra që të dënojnë për krimet e tua, kthehu në qoshen tënde se ke plot. Jam gati të bëj burg për krimet e tua. Veç mos i bjer në qafë më atij populli!”, ka thënë ai në një