Pas akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha, ka reaguar ky i fundit nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërkohë po sqaron ‘mesazhin’ në emisionin ‘Arena’ tek Ora News.
Përmes mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Hoxha i është kthyer ‘flakë për flakë’ Berishës, ndërsa thekson se e ka kuptuar mesazhin e qartë që ka dashur të përcjellë tek ai ish-lideri i PD-së.
STATUSI I HOXHËS
Heuuuu breee, doktori paska shkruajtur statusin me te gjate te jetes se vet, dhe ma ka dedikuar mua personalisht. Rrofsh per reklamen Doktor, edhe per kohen e gjate qe paske konsumuar per tu marre me mua. E shoh qe Opinioni i djeshem te paske djeg keq, nuk eshte faji im Bac, tjetërkund
d shikoi fajtoret. E kuptova qarte mesazhin e koduar qe me cove. Po me thua te mos e kaloj vijen e kuqe…Doktor para pak ditesh nga faqja jote shperndave kopertinen e Revistes Stern ku shkruheshin plot 12 faqe per trafikun e narkotikeve, edhe per ate rast faleminderit. Edhe aty une isha doktor…Kaq sa per tani sepse jam duke ecur ne kembe neper shi Doktor, se nuk kam as eskorte dhe as truproje si ti, prandaj nuk kam mundesi te te shkruaj me gjate…
Gazetari në emisionin arena thekson se shkrimi i Berishës ishte kërcënim që Hoxha mos të kalonte “vijën e kuqe”. Kodi është i qartë: ‘Qepe gojën e mos fol!’, Berisha e thotë qartë fjalën ‘hjekës’ që gjendet vetëm në Kanun dhe askund tjetër. ‘Hjekës’ quhet personi i cili sipas Kanunit tregon personin i cili duhet vrarë.
Pjesë nga statusi i Berishës që i dedikohet Artan Hoxhës:
Sqaroj ketu se vetem nje jave pasi i mori deshmine nje te riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si per te justifikuar apo bere te parendesishme jeten e nje njeriu, perdhos per se vdekuri viktimen e tij duke thene se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth pune e madhe se u vra). Por me kete rast dua ti perseris edhe njehere sharlatanit Artan Hoxha, qe trillon se fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa te gjeje vrasesin e te ndjerit, deshmitarit, ai dhe vetem ai eshte i dyshuari nr 1 si hjekes, vrasjes se tij./Pamfleti.com