Hetimet për ligjshmërinë e ekstradimit janë pushuar në fund të qershorit dhe vendimi është miratuar edhe nga Gjykata e Durrësit, një ditë pasi Gjykata e Katanias la në arrest shtëpie ‘financierin” e grupit Habilaj, Nezar Seiti
Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimin mbi ligjshmërinë e ekstradimit të tij drejt Italisë me arsyetimin se parregullsitë e tre institucioneve për ekstradimin e Seitit, konkretisht Prokuroria, Gjykata dhe Drejtoria e marrëdhënieve Juridiksionale nuk përbëjnë vepër penale, por vetëm “nëse ka shkelje” vepër e dënueshme administartive, masë disiplinore.
Gjykata e Katanias vendosi një ditë më parë të lehtësojë masën për Nezar Seitin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, por ndërkohë pritet një tjëtër seancë më 4 shtator në Apel ku Seiti ka kë4rkuar heqjen e çdo mase siguri, në mungesë të prova në ngarkim të tij, arsyeja kjo që i’u ndryshua masa e sigurisë.
Nezar Seit u arrestua më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge por financieri i përfolur nga opozita shqiptare si koka, siç duket nuk po del as këmba në shtetin, ku nuk gjykohesh dhe hetohesh nga drejtësia me përrall dhe thashetheme, por me prova dhe fakte të pakundërshtueshme./Ekskluzive.al