Hugo Lloris përfundoi në rajon sot pasi portieri që u shpall kampion bote me Francën rezultoi që po i jepte makinës në gjendje të dehur pas një kontrolli rutinë të një patrulle.
Gjithsesi portieri u la i lirë pas 7 orëve dhe do të dalë në gjyq më 11 shtator për të marrë vendimin.
Rreth kësaj çështje ka reaguar së fundmi vetë Hugo Lloris, që ka deklaruar se ky është nuk është shembulli që ia kërkon të japë. “Dua t’u kërkoj falje me gjithë zemër: familjes time, klubit, shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Të drejtosh makinën nën efektin e alkoolit është e papranueshme. Marr mbi vetë të gjithë përgjegjësinë për veprimet e mia dhe ky nuk është shembulli që unë doja të jepja”.
Ndërkohë edhe vetë klubi i Tottenham kishte deklaruar më parë: “klubi i merr këto çështje me seriozitet maksimal dhe do ta trajtojë këtë shqetësim brenda ekipit”.