Ditën e shtunë Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, udhëtoi me charter për të parë ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios.
Në “Allianz Stadium” të Torinos, Rama ka takuar Presidentin e Juventusit si dhe lojtarin më të famshëm të momentit, i cili duket se është dhe pëlqyeri i Kryeministrit, Cristiano Ronaldo.
Pas fotove të publikuar nga Edi Rama në Instagram me Ronaldon, lajmi “ka marrë dhenë” dhe në mediat italiane.
“Calciomercato” e nis shkrimin “Juve, kryeministri shqiptar në stadiumin për CR7”, e ndërsa në brendësi ka shkruar se një tjetër tifoz i është shtuar Juventusit me ardhjen e Ronaldos në Itali, Edi Rama.