Që ish kryeministri Sali Berisha ka degraduar këtë e di i madh e i vogël. Nuk ka gjë me të cilën nuk merret ish kryeministri, nga vogëlsirat më banale, ndaj është bërë edhe bajat. Që Sali Berisha i urren gazetarët këtë e ka dëshmuar me dhjetra herë, duke i masakruar, shantazhuar, sepse e vërteta është e hidhur. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe sot në dritaren e tij në rrjetet sociale, ku i kundërvihet gazetarit Bledi Mane. Mane i njohur për natyrën e tij kontraverse nuk ka ngurruar asnjëherë t’i thotë publikisht krimet e familjes Berisha dhe kushedi sa e ka “djegur”.
Ndaj ai ka rrëmuar për të demaskuar Manen. Duke e etiketuar si trafikant dhe si gazetar që hedh në letër “vrerin” e Ramës, ai publikon emërimin në një pozicion në shtet të gazetarit.
“Nga trafikant ne kryeinspektor! Ky eshte narkoshteti! Miq, piktori deshtak emeron kryeinspektor mjedisi trafikantin e njohur publikisht Bledar Mane, me emrin e te cilit Rama paraqet gjirizet qe nxjerr nga goja dhe hedh ne leter kunder te tjereve. sb”
Se ka dashur kurrë fjalën e lirë Berisha, por tashmë është tepër vonë të dalë e tija. Gjërat po përmbysen.