Qeveria shqiptare dhe Shqiperia marrin mbeshtetjen amerikane per te gjitha reformat, projektet e perbashketa per rritjen e sigurise energjetike ne rajon dhe adresimin e perbashket te sfidave te sigurise.
Keshtu, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka zhvilluar nje bisede me këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.
Lajmin e ka dhene vete Gjiknuri permes nje postimi ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, teksa ka postuar edhe foto nga takimi mes tyre.
Postimi i Gjiknurit ne rrjetin social:
Një bisedë miqësore me Herbert Raymond McMaster, këshilltarin e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.
SHBA rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe rolin e saj në projektet e mëdha që garantojnë rritjen e sigurisë energjetike në rajon dhe më gjërë.
Konsolidim i aleancës strategjike Shqipëri-SHBA për adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë.