Në një intervistë të dhënë ditën e mërkurë në “ABC News”, Sali Berisha iu përgjigj edhe një pyetje “pikante” për nusen e djalit të tij, Armina Mevlani.
I pyetur për një veshje prej 8 mijë eurosh, me të cilën Armina ishte fotografuar së fundmi, Berisha u shpreh se “këto veshje nuk janë të sajat. Ajo është një blogere dhe si e tillë ajo reklamon kundrejt pagesës”.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë familja Berisha duhet t’i përgjigjet një tjetër pyetje. Nëse Armina paguhet për të reklamuar, me cfare statusi e realizon kete aktivitet qe mesa duket eshte shume fitimprures? Është kompani ku përdor edhe punën apo shërbimet e të tjerëve për të mbajtur me aktivitet blogun e saj apo është e vetëpunësuar? Por sido qe të jetë, a paguan taksa për të qe prej vitit 2012 kur ka filluar aktivitetin e blogetes, që është dhe viti kur filloi raporti i saj me djalin e Sali Berishës ? A i ka deklaruar këto të ardhura në deklaratën vjetore të të ardhurave personale, si detyrim ligjor për cilindo qe siguron të ardhura në shumën mbi 2 milion lek në vit?
Sipas ligjit, Armina ose duhet ta rregjistoje aktivitetin e saj si blogere, aq me shumë nëse përdor shërbimin e të tjerëve, ose nëse e ushtron atë si individ duhet të paguajë detyrimin tatimor prej 15%, ashtu si për çdo shtetas shqiptar që ka të ardhura shtesë nga një aktivitet privat.
Është detyrim i familjes Berisha që të bëjë transparencë mbi faturat e reklamimit që ka nusja e tij dhe për tatimet që ajo ka derdhur në arkën e shtetit.
Vetëm pak ditë më parë, në fakt, ish-Miss Albania 2009 postoi fotoi nga qëndrimi i saj në një hotel luksi në Manhatan, Nju Jork. Dhe vetëm pak javë më parë, Armina tregoi se kishte udhëtuar në Paris për disa ditë pushime në borë. Atje, Armina reklamoi se kishte fjetur në një hotel ultra të shtrenjtë, ku dhoma më e lirë (pa dyshim jo suita e saj), kushtojnë 1 300 euro nata.
Vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit, në fakt Armina ka pushuar në Meksikë, në Paris, Vienë, Monako, Dubai dhe Stamboll.
Ish kryeministri Berisha në intervistën e tij pohoi se për këto udhëtime ajo paguhet nga sponsorët, por përsëri asnjë transparencë nuk është bërë mbi këto kontrata sponsorizimi. Pra nëse ajo kundrejt reklamës konsumon shërbime, hotele dhe bileta avioni, në cfarë vlere ekuivalent ne leke arrijnë ato në bilancin e saj dhe a ka paguar tatime në arkën e shtetit?
Nëse është e vërtetë që ky stil jetese mundësohet nga dyqani i saj i rrobave dhe nga sponsorët, Armina duhet të jetë shitësja më e suksesshme në Shqipëri dhe tatimpaguesja më e madhe.
Sali Berisha, si llogaritari i saj, duhet të bëjë transparencë në intervistën e rradhës për taksat që paguan nusja e djalit të tij për luksin e shfrenuar që konsumon./TNA.al
https://www.instagram.com/p/BdfghNfhAH9/?taken-by=armina_mevlani