Kryeporkurori që ishte “manekin i shëmtuar” i kupolës mafioze politike-shtetërore dhe klient i botës së krimit në 5 vite në detyrë bëri vetëm “qoka”. Në zyrën e Adriatik Llallës u bënë me dhjetra kallëzime, por që për të gjithë u pushuan hetimet.
Fshehja e dosjeve të shefave të pushtet-polikës, të familjarëve e bizneseve financues të tyre, ishte praktikë e zakonshme pune e Adriatik Llallës, për të venë pasuri personale nëpërmjet pazareve me krimin, si shkëmbim për mbylljen, hermetizimin, ngurosjen dhe zhdukjen e dosjeve.
Gjatë kohës që në krye të prokurorisë ishte Adriatik Llalla, u mbyllën një numër i madh dosjesh korrupsioni. Kur erdhi në pushtet qeveria “Rama” pati padi për një sërë emrash, duke filluar me Arben Imamin, Ridvan Boden, Sherefedin Shehun, Lulzim Bashën, etj.
Arben Imami u padit nga Ministria e Mbrojtjes për abuzime me tenderat, por u pushuan të gjitha paditë. Bode u padit për abuzime me privatizimin e OSSH, por Prokuroria e Përgjithshme i pushoi hetimet ndaj tij.
Basha u padit nga Saimir Tahiri për “21 Janarin” dhe për abuzime me lejet e ndërtimit kur ishte kryetar bashkie. Të gjitha këto padi u pushuan.
I vetmi që e pësoi ishte ish-ministër i Punës, Spiro Ksera, por ai u kallëzua nga KLSH. Pra tradita e ka treguar se në vend asnjë zyrtar i lartë nuk hetohet.
Shpresat ishin te SPAK, por sa kohë që kjo strukturë shtyhet, atëherë dhe dosjet e bujshme, që ka sot në dorë organi i akuzës, mund të përfundojnë në sirtarët e pluhurosur të organit të akuzës.