Harron mëkatet e vjetra të “Sali bej Haxhi Qamilit”, që të prangoste e masakronte me xhelatët e SHIK-ut, edhe nëse blije gazeta opozitare
Qysh kur ka marrë detyrën, si “Komandant i forcave të armatosura” të PD dhe si zëdhenënës shtypi dublant, që zëvendëson Ina Zhupën, Bujar Nishani ka nisur të përcjell vetëm mesazhe paqeje, lutje për mirësi, harmoni, bollëk, lumturi e gjuhë, larg “gjuhës së djallit”.
Për këtë qëndrim “paqësor” që po manifeston, Luli, kryesia e PD, deputetë dhe militantë në atë parti e kanë pagëzuar me titullin: “Monsinjor Nishan Mehmeti”, nisur edhe prej pozimeve, që Jari ka filluar të bëjë e publikoj, tamam si “kryebari shpirtëror e ëngjëllor”, i besimtarëve që kanë mbetur ende rrotull Lulit e Saliut.
“Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, po bën lutje, të mos ketë më korrupsion që vjedh bukën e të varfërve, të mos keët më vrasje mes vëllezërish, të mos ketë përçmim të të pasurve ndaj të varfërve, të mos ketë më dallim midis të fortëve të pamundurve.
Këto lutje e thirrje për mëshirim, paqe e barazi sociale, “Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, i bënë nga “kambanarja” e parties, që i ka përdhosur këto fjalë të bekuara të Zotit, duke vjedhur bukën e popullit, duke shpërfillur të varfërit, duke vrarë ata që kërkojnë bukë, duke shfrytëzuar më të dobëtin, me biznese kriminale e viktima masive (Gërdeci) dhe duke u tallur me viktimat.
Edhe 24 orë më parë, pas sulmit mbi banesën e gazetares Lala, “Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, nuk qëndroi i heshtur në “qelën” e tij, por u lut për jetën dhe sigurinë e gazetarëve të sotëm, që t’i shpëtojnë mendjes së çoroditur të krimit të psuthetit të “Don Ramës”, duke bërë thirrje, që shqiptarët, të largohen nga “gjuha e djallit”.
“Monsinjor Nishan Mehmeti i PD”, është tepër shqetësuar dhe prej 2 ditësh, po flet për “mëkatet” e sotme dhe “gjuhën e djallit” të “Don Ramës” kundër gazetarëve, por harron mëkatet e vjetra të “Sali bej Haxhi Qamilit” në vitet 1992-1997, që përgjonte, terririzonte, prangoste, burgoste, rrëmbente e masakronte gazetarët me leva hekuri kokës, që me xhelatët e SHIK-ut, të kërcënonte e dhunonte edhe nëse blije gazeta opozitare.