Këtë verë siç duket Leonora Jakupi ka zgjedhur të pushojë pasi nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor. Ajo është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i premtoi këngëtares kthimin e eshtrave të babait të saj në vendlindje.
Çka tërhoqi vëmendjen e mediave ishte veshja e Jakupit, fustani i thjeshtë e padyshim se edhe çanta e firmës ‘Channel’. Ky fustan i Norës kushton vetëm 70 euro por që çanta ‘Channel’ ka një çmim marramendës, afro 4480 euro sipas faqes ‘What they wearin’.