Sulmi në banesën e prindërve të Klodiana Lalës pati reagime të shumta në politikën shqiptare duke dënuar aktin.
Por aktivistja Brizida Gjikondi doli kundër rrymës teksa deklaroi se shënjestra e sulmit në shtëpinë e prindërve të Klodiana Lalës nuk ka qenë për të, por për vëllain e saj që punon jurist në Burgun e Fushë Krujës.
Siç duket kjo nuk i pëlqeu Partisë Demokratike pasi Gjiknodi në një postim në rrjetet sociale akuzon strukturat e PD se e kanë shqetësuar pas një mendimi që ka dhënë ajo lidhur me rastin e gazetares Klodiana Lala.
Në një sqarim të gjatë publik në rrjetet sociale Gjikondi shkruan se ka marrë shumë mesazhe pasi ka thënë më parë se në gjithë rrethanat procesi i hetimit dëmtohet nga deklaratat publike edhe nga PD.
Reagimi i plotë:
Statusi im mbremshem ne faqen time personale ka trazuar ujra qe ndoshta trazimin nuk e duan, jo te ketij lloji me sa kuptoj..
une nuk kam asgje me gazetaren lala, as me familjaret e saj, skam pse dhe si te kem… asnjehere nuk kam gjykuar mbi asnje gazetar dhe punen e tyre.. pasi puna e seicilit ndryshe nga profesione te tjera, flet vete..
por une vazhdoj te jem e qarte dhe e qete ne mendimin tim, se perpara se te veme kujen dhe te amplifikojme akoma me shume klimen kriminale qe ekziston ne Shqiperi, mire eshte te hapim mendjen, Kodin e Procedures Penale dhe te aplikojme respektimin e procedurave te hetimit. Edhe kur vdes nje njeri, dynjaja pret 24 ore perpara se ti bej ceremonine mortore se ben vaki dhe ngjallet, jo me per te zbuluar nje ngjarje aq te shemtuar me shume elemente komplekse qe duhet edhe nje kohe e domosdoshme per te krijuar nje ide, qofte dhe per te mbledhur gezhojat, per te pyetur deshmitaret per te perputhur deshmite, per te pyetur banoret, per te pare kamerat verdalle, per te verifikuar tabulatet etj etj… kush ka lexuar dy rrjeshta nga Kodi i Procedures Penale dhe njeh praktikat e hetimit, e di qe cdo banor i shtepise eshte nje subjekt qe duhet studiuar, kaq… kjo furi e madhe, demton hetimin, demton provat dhe paragjykon ceshtjen… gazetaria duhet mbrojtur, ne rradhe te pare nga vetja, ne rradhe te dyte nga pushteti dhe ne rradhe te trete nga krimi, sa per ata qe se kane kuptuar rastis shpesh qe te treja keto jane ne koherence. Shume dishepuj te Basha revolucionarit jane sekelldisur nga statusi im ne faqen time personale pasi mendojne qe ju caktivizova kauzen ….. e para shtatori ka 30 dite dhe sic thote populli, ne mos qofte u sajofte, e dyta… mire eshte te “rebeloheni” sa si ka ikur Bashes ngjyra e plazhit… se ngjan shume fashion keshtu…