Nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Basha rrëfeu për vizitën e tij në Divjakë dhe ankesat e fermerëve por foli edhe për takimin e Ramës me fermerët para tij.
Sipas Bashës, Rama iu kishte thënë fermerëve pas ankesave se e dinë vetë ku t’i fusin prasët dhe karotat.
“Përdor batuta që e kanë humbur prej kohësh aftësinë për të zbavitur edhe banorët e kopshtit zoologjik, me një fjalor ordiner. Një qeverisje ordinere, një qeverisje e zbatuar në sundimin dhe grabitjen e Shqipërisë. Një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht shqiptarësh. Në këtë parlament duhet të funksionin mekanizmat për ta ndaluar këtë zezamë, Rama 2.
Rama kishte qenë para meje në Divjakë dhe kur i ishin ankuar, iu kish thënë fermerëve i dini vetë ku i fusni prasët edhe karotat. Turp! Turp për një njeri ordiner. Paska shkuar për të bërë adetin”, deklaroi Basha.
Por shikoni fotot si reagon Rama kur Basha flet nga foltorja!
Njëherë serioz, më pas një shtriqje gjymtyrësh, por nuk mungojnë as të qeshurat.
Këto janë disa nga reagimet e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare, ndërsa në foltore ndodhen kreu i PD-së Lulzim Basha apo deputeti demokrat Enkelejd Aliabeaj.
LSA ka kapur disa nga momente pikante të seancës plenare, ku në fokus sigurisht është shefi i ekzekutivit.
Ai shihet teksa bisedon me ministrat, apo shkëmben ndonjë batutë me Ditmir Bushatin, i cili u përfshi në debatin për votën e Shqipërisë në OKB.
/BalkanWeb