Po une qe e njoh nga afer, e kuptoj se z. Berisha e ka nje hall me ate dreq vetingun, ( qe lipsur qofte ai qe e shpiku ),se, edhe qendrimin e tij pas ’13, nuk deshiroj ta quaj hipokrizi. Nashti, ju e kuptoni se atij i duhej nje pretekst e, se na gjeti na, nuk u be kiameti.
Arsen Hoxha
Ne derdhje te Vjoses, ndodhet nje nga qendrat me te medha te grumbullimit dhe transportimit te hashashit drejte Evropes Perndimore. Te indinjura nga trajtimi qe u behet ne keto vitet e fundit, ato vendosen te flasin hapur ne nje konference shtypi. Paten ca mosmarveshje, por shpejt i dhane nje zgjidhje.
-Me takon mua e drejta t’ju perfaqesoj, – tha bima perfaqesusese e hashashit te Lazaratit. – Jesha une e para qe perkraha propozimin e ish presidentit Berisha per te mbjelle “ bime fitimprurese te shpejta”!!!.
Por ama edhe ai na vleresoi duke na dhene neve statusin e paprekshmerise. Kur kalonim na, te gjithe dridheshin. Policet na nderonin, doganieret hapnin portat, politikanet mbyllen gojen dhe partite politike siguruan valuten e nevojshme per te bere fushata elektorale marramendese, edhe pse varferia kishte pllakosur vendin. Te githe u bene pjese e fitimit.
Po une qe e njoh nga afer, e kuptoj se z. Berisha e ka nje hall me ate dreq vetingun, ( qe lipsur qofte ai qe e shpiku ),se, edhe qendrimin e tij pas ’13, nuk deshiroj ta quaj hipokrizi. Nashti, ju e kuptoni se atij i duhej nje pretekst e, se na gjeti na, nuk u be kiameti.
– Si mo nuk u be kiameti, kjo eshte te vesh ulurimen. Te tallesh me buken e kalamanjeve, te njerzve te varfer, mos te duket pak. Ku i ka vendet e punes ai? Sa per ate meriten qe fole zotrote, dihet qe meritat e kane shtepine tek na: ne Vlore. Kultivuesve tane qe u mungoi statusi tuaj e zgjidhen ndryshe hallin. Ai korrupsion qe beme me policine e me doganieret, e di zotrote, qe kostua na vate ne filifistun. He nuk eshte merit kjo? Po te e fundit hajrin ja pame te tere. As ne Honolulu nuk gjen pallate aq te bukur sa tanet, ne Vlore.
– Rri, o rri ! Rri rehat me ato mburjet e tua! – e nderpreu fierakia. Ca thua ti, me? Ca thua ti. Fieri ka ndryshuar fare me. investimet e kultivuesve tane jo vetem ne Tirane, por ne gjithe Shqiperine jane te paarritshme. E keni degjuar ju ate “Komunen e Parisit“? Pse quhet Fieri i ri, nuk e kuptoni ju?
– Ku, kuuuuu!!! Kush po flet? Po edhe Shkoder Lokes, ne ja ndrume faqen, – tha shkodrania. Luli nuk e ka me ne, moj ta marsha te keqen! Qe diten e pare qe Sala e bani kryetar partie, ai foli si kryetar qeveriet. Andrat qe cdo nate i sheh si me ken kryeminister. E na, ne Shkoder po I themi si me pa andra ne diell. Hajt ma: si me hy vetja ne qejf. Nuk i durohet atij me prit. O kryeminister, o po bie pike e dekun ne toke.Rueje zot prej mendjes se gati po i del burgiet i pasur boll, oj ti sojnike, ky “hollandezi fluturues”. Ake ndih, pash te madhin zot, per kete “hollandezin fluturues”. i kane ngjiti nje lojtari te madh, JOHAN KROJF! Ai bukur se i tha botes, se futbolli bukur luhet me te vertete me kembe, por behet i buku nga koka. Dhe ky, joni, qebesa me sa shoh, dy fije mend nuk i ka dhe eshte fluturak si zogu. Asht fluturak a jo, po bajagi miliona i futi ne xhep me nje allishverish politik.
– Ne emer te qyteteve te veriut, – po flas une, – tha dibrania. Ne investimet kryesore, i bame ne tokat qe na dha peshqesh qeveria. Faleminderit qeverise( Sales, pra) vecanerisht per tokat ne Tirane. Ai qe na hapi dyert, kerkoi prej nesh vetem nje nder te vogel: vetem votat.
E c’humbem ne qe ia dhame? Asgja. Humbes , ne fakt, dolen vetem pronaret e ligjshem. Po c’fare pergjegjesie do te mbante shteti demokratik per kete? Me te vertete qe Partia Demokratike premtoi qe popullit do t’u ktheheshin pronat e tyre dhe neve na i ktheu. Po c’fare pergjegjesie do te mbante ajo per tiransit.
Ata token e kishin hup qe ne kohen e Enverit. Tani u kujtuan? Me qe Dibra njihet si zone kuvendesh, une propozoj qe ne emrin tone te flase lazaratesia, se jo vetem qe eshte e para, por edhe njihet si zone e preferuar e opozitareve.
– E thanme, e bame , – tha shkodrania. – Prisni, prisni se sikur ndrova men-je, tha lazaratsia. – Po te flas une, do me quajn tradhetare e hipokrite, ju me kuptoni. Eshte me mire te na perfaqesoje fierakja se ato njihen edhe si te urta
– E thanme, e bame, – tha perseri me humor shkodrania.
– Dakort e dakort, -tha fierakia, por e mira do te jete qe konferencenn ta japim atje ku, se paku, nuk do te abuzohet me mesazhet tona. Ne fakt ashtu ndodhi. Sheshi te moli ushtarak i Brindisit ishte mbushur plote.
– Ne, – tha fierakia me zerin e saje te qete, – e dinim qe do kapeshim, se te keqen e kemi brenda. Ideatoret tane, sapo rane nga pushteti neve, si i thoni ju, na shpallen “ non grata”. Zotin Sali nuk e kuptojme se si na e beri kete procke, se hiqet edhe si burre zakoni. Vet, or vet na ftoi; vet na dha edhe status sigurie e, me ne fund na e futi.
Na nxori bojen ne gjithe boten sikur hashashi ishte shpikje shqiptare. E donin ata re, e donin ata qe banojne ne shtetet e Evropes, pra dhe eurot kane ardhe lume ne Shqiperi. Kote nxehet Saliu me Lulin! E si mund t’i marrin ata te Evropes aqe seriozisht, sa duan keta, ceshtjet e hashashit! Pastaj Saliu e di mire komanden ndaj nesh e kane pasar gjithmone ata qe kane marre pushtetin. Ai vete e humbi ate, c’faj kemi ne te shkretat me?
Thirjet gjysem naziste dhe gjysem bolshevike si mosbindja civile, thyerje dritaresh,shpim gomash e deri ne revolución popullor (ne fakt zyrtaresh te etur per pushtet), nen pretekstin e luftes kunder narkoshtetit, jane nje hipokrizi e paster. Tani moj motra, qe edhe koha kur vendi vate atje ku s’mbante me , perfundoj , ne duhet te largohemi per mos t’u kthyer me.
Ama nje amanet duam ta leme: O popull mos beni me kenge per “udheheqesit”sepse ju nuk keni te tille. Ata jane kot, fare koti. Si ata gjene me bollek si ne ate pazarin e Roskovecit dikur apo dhe ne ate te Peqinit.
Ata edhe kur flasin per njeri-tjetrin, kurre nuk i permendin me emra, por me pseudonime si: ai hajduti, krimineli, trafikanti, genjeshtari, mafiozi i korrutuari etj, Mbase e teprojne, por edhe mbase thone te verteten, sepse ata e njohin me mire njeri-tjetrin. Sa me shume kenge t’u beni “udheheqesve” , aqe me shume do te qeshin ata me ju.
Beni, ore, beni parodi, se kemi dhe parodista te mire ne. Le te qeshni ju me ata dhe jo ata me ju. Sa per keta krijuesit e fudit, me tekste dhe koreografi sllavo-paramilitariste, mos u merakosni , se nje dite do te gajasen vete se qeshuri me bemat e tyre.
Shume shpejt do te shikoni se “narkoshteti” eshte vetem nje pretekst i ketyre “burrave” dhe “burrneshave” vetem per te sabotuar vetingun. Sot sheshi betejes i njerzve te mencur, qe nuk bien preh e politikaneve tane aventurier, eshte vetem ne kutite e votimit dhe protestat e kulturuara qytetare.