Vlahutin thekson se sulmet kanë nisur pasi ambasadorët kanë hapur dosjet më kritike, gjyqësorin, dhe ata që kishin frikë dhe nuk ishin të lumtur nga reforma tentonin të bënin një zhurmë.
Vetëm një ditë pasi dorëzoi çelësat e ambasadës së BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka dhënë një përgjigje paralajmëruese për të gjithë politikanët e opozitës, që e kanë kritikuar dhe sulmuar atë pafund gjatë këtyre katër viteve të mandatit të saj në Shqipëri.
Në një intervistë për ‘Top Channel’, Vlahutin shprehet se politikanët e opozitës, duke nisur me Sali Berishën, Lulzim Bashën e deri te Monika Kryemadhi, e kanë sulmuar atë, pasi kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.
Sipas Vlahutin, sulmet kanë nisur pasi ambasadorët kanë hapur dosjet më kritike, gjyqësorin, dhe ata që kishin frikë dhe nuk ishin të lumtur nga reforma tentonin të bënin një zhurmë.
“Mendoj që hapëm dosjen më kritike, hapëm gjyqësorin dhe, ndershmërisht, ishte absolutisht e parashikueshme që grupet e interesit do t’i viheshin pas kësaj reforme, kështu që nuk është asgjë personale. Është një zhurmë logjike do të thoja, që u bë nga njerëz, të cilët nuk janë të lumtur nga reforma dhe donin t’i mbanin gjërat siç ishin. Për mua, personalisht, ishte në kuptimin e plotë vetëm zhurmë dhe ajo çfarë mendoj që është më e rëndësishme, apo e vetmja gjë e rëndësishme, janë rezultatet”, është shprehur Vlahutin.