Të etur për pasuri? Kujdes! Mund të përfundoni si krimba arre!
Politikanët shqiptarë të të gjitha kaheve politike kanë vetëm një qëllim kur vijnë në pushtet ‘të vjedhin sa më shumë’. U bënë plot 28 vite demokraci, që vendi ynë nuk ka parë dritë nga këta politikanë krimbaçë, që qëllim kanë mbushjen e xhepave dhe jo si ta çojnë vendin përpara.
Për këtë, po ju japim një mësim të shkurtër jete politikanëve të babëzitur shqiptarë, që të hënën do të rikthehen në Parlament për të menduar mënyra të reja të zhvatjes së qytetarëve.
Çfarë i ndodhi krimbit të arrës?
Krimbi i arrës, e hap nje vrimë ne lëvoren e saj dhe hyn brenda. Brendësia e arrës ngjason me trurin e njeriut dhe krimbi fillon ta hajë atë. Deri këtu është gjithëçka normal. Duke ngrënë krimbi trashet dhe i rritet barku.
Pas ngrënjes së tepert, ngopet, dhe do të dalë, por vrima që kishte hyrë tashmë ishte shumë e vogël. Më e keqja, arra e shpuar tashmë është tharë dhe forcuar, është e pamundshme vrima te zgjerohet.
Krimbi ndalet dhe mendon, e vetmja zgjidhje për të dalë është humbja e peshës. Duke vazhduar urinë, kthehet në formën e vjetër, dhe një ditë del nga arra.
Por ama kur doli, ishte kryer stina, çka kishte mbetur ishte vetem një krimb i uritur dhe një arrë e zbrazët. Shumë njerëz të dehur nga prona dhe pasuria i ngjajnë krimbit tê arrës.
Por kur esullohen dhe ndalojnë së vrapuari per pasuri, vërejnë se pranverat dhe verat kanë mbaruar. Çka kanë mbetur janë vetem ‘vjeshtat’ dhe ‘dimrat’ e jetës që ndoshta duhen shumê ilaçe e dieta per t’ju mbijetuar.