Kryeministri Edi Rama ka vendosur ti përgjigjet replikës së një gazetari, në rubrikën e re të prezantuar një ditë më parë në faqen e tij në Facebook.
Pas komentit të këtij të fundit në një status të Ramës publikuar më herët, ku postohej një artikull e një media-je të huaj që promovonte turizmin në Shqipëri, kryeministri shprehet se ky sektor është zhvilluar dhe është bërë shumë punë në krahasim me 5 vjet më parë, edhe në fushat e tjera.
Ndërsa më pas, shton se ka ende disa probleme, që siç shprehet, e ja prishin gjumin:
“Të gjithë shqiptarët të mos kujtojnë se unë fle rehat në fakt se unë fitoj çdo krahasim me kundërshtaret, aspak. Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevoja ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës tonë bregdetarë për ujësjellësa dhe kanalizime. Janë standardet ende mizerabël të disa segmenteve rrugore, në rrugët e lëna rrugëve dhe sidomos shumë rrugëve të brendshme nga Velipoja e deri në Ksamil. Pa folur për nyjen e Fierit që më është bërë si nyje këtu në fyt çdo ditë”.