Një anije është shfaqur në mënyrë të mistershme në brigjet e Mianmarit pasi rezultonte e zhdukur prej rreth një dekade.
Anija me emrin “Sam Rataulangi PB 1600”, e cila mbante flamurin indonezian, ngeci në brigjet e detit në fshatin Thama Seitta.
Ardhja e mistershme e anijes gjigande që nuk kishte asnjë njeri në bord ka habitur të gjithë banorët e zonës dhe autoritet të cilat e gjetën anijen të boshatisur.
Anija 177.35 metra e gjatë, 27.91 metra e gjerë dhe 26.510 ton u gjet nga peshkatarët e zonës.
Për herë të fundit anija ishte parë në vitin 2009 afër brigjeve të Tajvanit.
Mediat e huaja raportojnë se Departamenti i Administratës Detare të Myanmar ka hapur hetimet për të gjetur pronarin e anijes dhe ardhjen e mistershme në brigjet e Mianmarit.