Marina Vjollca është ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Shpeshherë Marina është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, por ditën e sotme ka pushtuar sërish mediat për shkak të disa fotove të 10 viteve më parë.
Ka qenë Top Channel i cili ka zbuluar fotot kur ka transmetuar sekuenca nga fillimet e emisionit “Procesi Sportiv”.
10 vite më parë, pas eksperiencës si velina e “Fiks Fare”, Marina u bë pjesë e Procesit Sportiv duke e prezantuar këtë emision krah moderatorit Edi Manushi.