Monika dhe Iliri ia njohin për meritë lidhjen, Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Një dashuri, pa shumë detaje, jo aq pse mungojnë, por se vetë, dy poseduesit, ngurrojnë t’i bëjnë publike. Një dashuri pa ndonjë datë të saktë, apo moment të veçantë lindjeje. Madje asnjëri nuk kujton kur pikërisht e kuptuan se kishte edhe një ndjenjë tjetër mes tyre përveç shoqërisë dhe dashurisë miqësore.
Megjithatë më 29 tetor 1998 gjithçka u zyrtarizua. Ata u celebruan me martesë në Bashki. Që prej atëherë dyshja kanë krijuar familjen e tyre, dhe janë gëzuar me dy vajza dhe një djalë. Ndërkohë jeta në çift e tyre mbetet po aq e izoluar, pavarësisht se burrë e grua thuhet se janë secili në hesap të vet.
Ndërkohë që në politikë mbeten njerëz po me të njëjtën sjellje, njëri ‘dinak’ e tjetra “çakalle”, nga pamja janë dy njerëz të rinj.
Ndryshe nga vite më parë Meta ka “hyrë në ujë”, ndërsa Monika falë bisturisë ka ardhur në vete disi.
Ilir Meta ka publikuar një foto, ku shfaqen së bashku në bregdetin e Qeparoit në Himarë, ku shfaqen përballë njëri-tjetrit me shikime të sforcuara ëmbëlsisht.
Tashmë që duken si dy njerëz të tjerë thua të jetë ndezur sërish shkëndija e dashurisë? Por ku ka llogari vështirë të besohet se ka dashuri!
Mos i’ua prishtë kush këtë lumturi.