Këngëtarja me famë botërore, Nicky Minaj, së fundmi ka shuar kureshtjen e të gjithëve në lidhje me jetën e saj private. E ftuar në “The Ellen DeGeneres show”, reperja amerikane ka thënë se është duke dalë me dy djem njëkohësisht.
35-vjeçarja pa zbuluar emrat e djemve është shprehur: “Është një djalë i ri, mirëpo unë dhe ai jemi larguar pak nga njëri-tjetri. Dhe është edhe ky djali tjetër me të cilin dal prej disa javësh”.
Gjithsesi edhe pse del me dy djem Minaj deklaroi se ‘nuk kam të dashur’.
“Kam qenë në një lidhje që prej moshës 15-vjeçare. Kjo është hera parë që jam beqare dhe jam e lumtur. Dikur e doja patjetër një mashkull në krah, por dua që femrat ta dinë se nuk na duhen meshkujt”, u shpreh Nicky.