Ndërkohë Juventus, gjigandët italian që paguan mbi 100 mln euro për shërbimet e 33-vjeçarit, janë rritur me 4.7 mln ndjekës duke përfshirë të gjithë rrjetet sociale, ‘facebook’, ‘instagram’, ‘twitter’, klubi spanjoll i “Realit” ka humbur 1 mln ndjekës në “Twitter” në ditët e parë që Ronaldo nuk ishte më pjesë e tyre.
Cristiano Ronaldo nuk është një futbollist i zakonshëm dhe kjo dihet tashmë. Çdo lëvizje e portugezit ka pasoja dhe këtë e vërteton numri i tifozëve që Real Madrid ka humbur në rrjetet sociale 24 orë pas largimit të tij drejt Juventusit por e paparashikueshme është se sa do të humbasi në ditët në vijim.
Kjo do t’i shkaktoi një humbje të madhe ekipit spanjoll që tashmë përveçse do i mungojnë shërbimet e Ronaldos, do i mungoi edhe imazhi dhe tifozeria e tij, shkruan portali “Tifo”/Ekskluzive,al