Janë rreth 10 mijë nxënës që këtë vit do të hyjnë në mjedise shkollash tërësisht të rindërtuara. Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama, në një takim me mësuesit në sallën e hartave në kryeministri.
Kryeministri theksoi se, këtë vit ka një numër shkollash që kanë hyrë në procesin e rindërtimit.
“Më e rëndësishmja dhe krenaria e punës sonë është fakti që çdo vit në shkolla po hyjnë gjithnjë e më shumë mësues sipas meritës”, tha Rama. Ai theksoi se “politika ka dalë nga shkolla dhe merita ka hyrë në shkollë”.
Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria po rikonstrukton 58 shkolla në të gjithë vendin.
Vlera totale e financimit shkon në masën e 412,904, 393 lekë.