Gazetari Flamur Vezaj, ka zgjedhur 51 arsye për tu larguar nga Shqipëria (shkrimin e gjeni mëposhtë) dhe së fundmi, aftësinë e tij për të parë vetëm “gri”, e ka hedhur në letër, ndoshta nga entuziazmi i greencard, duke sharë çdo gjë të keqe nga vendi ynë dhe se atje tej, përtej detit, një botë e mrekullueshme e pret… mezi e pret!
Por për t’ia shuar sadopak entuziazmin gazetarit, që ka emigruar rishtaz me familjen në Amerikë ka menduar një komentues i tij, i cili i shkruan neoemigrantit, se çfarë e ardhme “e ndritur” e pret! Ja çfarë i shkruan ai./Ekskluzive.al
Për ata që kanë jetuar në Amerikë
Mireseerdhe ne vendin qe do te punosh dhe do te ngelesh i varfer per tere jeten.
Sherbimi mjekesor eshte i tille qe do paguash qimet e kokes dhe do te ngelesh me borxhe tere jeten, sepse nuk do te jesh ne gjendje te blesh sigurimin shendetesor. Por edhe nese e blen, pagesat jane te tilla, qe ty te mbetet nje shume e konsderueshme qe sdo te jesh ne gjendje ta paguash.
Mireseerdhe aty ku bankat do te te rrjepin nese depozita bie nen zero.
Mireseerdhe ne vendin qe kredit kartat do te rreshqasin cdo dite dhe ne fund te muajit do te shikosh qe sje ne gjendje ti paguash dhe do te paguash interesin e borxhit.
Femijeve ne shkolle, shoket dhe shoqet e klases, do tju thone shkoni andej nga keni ardhur dhe nese dikush eshte e i forte do ti talli deri ne vetevrasje.
Ruaj femijet sepse mund te perfundojne te droguar apo te vrare.
Kujdes zgjidh vendin ku do te jetosh se mund te gjendesh i vrare apo i perdhunuar nga MS-13 apo nga antaret e Kompton.
Kujdes nga policet, sepse nje fjale e gabuar apo nje levizje e gabuar e dores mund te coje ne boten tjeter ose ne burg.
Do te punosh tere diten me nje rroge qesharake qe s’te del te paguash qirane dhe te besh me shume se nje pune. Sigurisht pune te rendomta.
Pa kaluar ne sistemin e shkolles ne ate vend nuk te merr njeri ne pune te kualifikuara. Nese ke bythe mund te perfundosh shkollen.
Se mos besh gabim dhe shkon te kerkosh pune ne nje gazete te vendit sepse vetem te pastrosh shkallet dhe halet do te ofrojne.
Mireseerdhe ne nje vend qe nuk do te kesh me miq apo shoke te thuash nje fjale apo te pish nje kafe me perjashtim te shqiptareve, qe i urren sepse jane te veshtire te besh miqesi dhe te shohin me ligesi per cdo perparim ne end qe te te ndihmojne.
Mallkimi shqiptar, qe dy vete nuk behen dot bashke, do te te ndjeke edhe ne Amerike, ndersa do te konstatosh qe komunitetet e tjera mbeshtesin njeri tjetrin.
Mireseerdhe ne nje vend qe nuk ka me plazhe ku te lahesh si ne Shqiperi sepse do te hane peshkaqenet e uji i oqeaneve ne cdo krah qe te shkosh eshte kaq i ftohte dhe dallget kaq te rrezikshme sa qe nuk mund te futesh dot ne uje
Sigurisht, tani qe ke fituar greencard-in vetja te duket sikur ke mberritur qiellin, por shume shpejt do ta kuptosh realitetin dhe do te kerkosh te kthehesh shpejt nga ke ardhur.
Per femijet nese jane te zgjuar e te mire do te hapen horizonte krejt te ndryshme. Gjenerata e dyte eshte ajo e fituara, ndersa e para perfshire ty dhe gruan tende do te sakrifikoheni.
Urrejtja raciale ka arritur kulmin dhe do te shikohesh me nje sy tjeter sapo te hapesh gojen me aksent.
Ka edhe shume te tjera por po ti le qe ti mesosh vete.
Good luck my friend!/Ekskluzive.al
Në shkrimin e mëposhtëm të gazetarit, padyshim mund të gjesh një mijë arsye për të sharë vendin tënd e për ta urryer për të këqijat… ta duash e lavdërosh për të mirat… por kurrë një gazetar profesionist nuk duhet të hedh vrerë për vendin e tij, sepse indirekt pranon se ka dështuar në misionin e tij, nuk ka pasur kurrë kauza për ndryshim për sa kohë e ka kryer profesionin e tij në Shqipëri dhe ka qenë i paaftë të bëj sikurse një ndryshim të vetëm në 51 pikat e rënditura më poshtë…
Do ishte më e ndershme, që Flamuri mos t’i kthente kurrizin Shqipërisë, me krenarinë që provon rishtaz nga “skllavërimi” në emigrim, por të vazhdonte të ushtronte profesionin e tij dhe të ndante eksperiencat, për të ndihmuar vendin edhe përtej detit.
Hatërmbetjet dhe mllefet, a thua se të pritën me kurora në aeroport, tregojnë vetëm një gjë: Ke qenë i paaftë për të jetuar dhe punuar në Shqipëri, ndaj mirë bëre që ike… Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz si ti, Amerika sigurisht!/Ekskluzive.al
Nga Flamur Vezaj (gazetar kronike)
Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen!
Ika sepse nuk kisha siguri ne pune!
Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!
Ika sepse nuk merrja rrogen ne kohe!
Ika se une duhet te isha 24 ore ne gatishmeri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogen!
Ika sepse larg qofte nje semundje ne familje duhet te merrje kredi ne banke per shpenzimet!
Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”!
Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqte!
Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia!
Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne krye te detyres, pas tre ditesh asnje nuk kujtohet per ty!
Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!
Ika sepse drejtesine duhet ta paguhash qe ta gezoje!
Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nusen nga puna!
Ika sepse sa here nderrohej drejtori i institucionit, duhej me shku me i gjet mik qe mos te heqin nusen nga puna!
Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet!
Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshte!
Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha!
Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash!
Ika sepse duhej te fusje mik per te futur femijet ne kopsht!
Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj!
Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) t’i nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin!
Ika sepse duhet te prisje ne radhe qe te blesh librat e femijes!
Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se s’kishte ambiente!
Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mesuesja kishte 38 nxenes!
Ika sepse cdo muaj duhet te furnizoje klasen e femijes me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte!
Ika sepese ne çdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla!
Ika sepse femija ngrohej me frymemarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!
Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte!
Ika sepse shendetesine e ka marre lumi!
Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoje!
Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!
Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar!
Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temperature!
Ika sepse ne spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumeshtin!
Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje!
Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori!
Ika sepse kriminelet kane dale nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!
Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve!
Ika sepse mungon çdo sherbim social!
Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri!
Ika sepse edhe studentet e mjekesise po i marrin provimet me para!
Ika sepse per nje gervishtje makine vritesh!
Ika sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithe vende e rajonit!
Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit!
Ika sepse per te paguar nje pastruese per shkallen duhet te ziheshe me komshinjet!
Ika sepse kompanit celulare te vjedhin cdo dite dhe asnje nuk e can koken!
Ika sepse per parkingun duhet te paguash e po ta vodhen makinen nuk ta gjen njeri!
Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje!
Ika sepse politikanet nuk japin llogari, por kerkojne nga qytetaret kur ankohen!
Ika sepse asnje politikan nuk perfundoi ne burg per korrupsion e vjedhje te prones publike apo edhe per shkaterrimin e Shqiperise!
Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrenoje me shume kete vend…..etj etj etj…
P.S. Mos me thoni qe nuk jane te verteta te gjithe keto! E qe mendoj se jane arsyet qe edhe shume shqiptare si puna ime jane larguar e po presin mundesin e largimit nga vendi, per fat te keq!!!