Llampat me halogjen ndalohen nga 1 shtatori 2018 në Evropë, kur Direktiva e Këshillit të Evropës lidhur me produktet energjetike do të hyjë në fuqi.
Megjithëse për muajt e parë pas shtatorit, llampat halogjen ende mund të shiten për të pastruar mbetjet e stoqeve, kur ato ndërpriten, ato do të eliminohen nga tregu.
Dy vjet më vonë se vendimi fillestar për t’i ndaluar ato në vitin 2016, llampat halogjene përfundimisht do të dalin në pension me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë.
Fillimisht, ndalimi ishte planifikuar për 1 shtator 2016, por në vitin 2015 Shtetet Anëtare të BE shtuan një periudhë dyvjeçare për t’i dhënë kohë llampave LED të përhapeshin edhe më shumë, duke ulur kostot dhe për ta bërë kalimin më pak drastik.
Në bazë të vendimit për të eliminuar halogjenin sigurisht është kursimi i energjisë. Tashmë dihet se të gjitha llojet e llampave konsumojnë më shumë se ato me LED.
Konsumi i një llampe halogjene është 5 herë më i lartë se ajo e një LED me efikasitet të lartë të energjisë.
Cila është arsyeja madhore për eliminimin e llampave me halogjen?
Mërkuri ose zhiva që lëshohet në faza të ndryshme të jetës së llampave ekzistuese, është vlerësuar të jetë 2,9 ton në vitin 2007.
Pa marrjen e masave specifike, emetimet e mërkurit të stokut të instaluar të llampave parashikohet të rriten në 3,1 ton në vitin 2020, ndërsa është demonstruar se kjo mund të reduktohet ndjeshëm.
Vendosja e ndalimit të llampave me halogjen do të çojë në ulje të emetimeve të përgjithshme të mërkurit.
Tipet e llampave halogjene të ndaluara nga 1 shtatori
Sipas direktivës së BE, jo të gjitha llampat halogjene do të ndalohen nga 1 shtatori. Në veçanti, rezoluta e BE ndalon llampat halogjene me indeks të konsumit më të ulët se B.
Përdorimi i llampave LED si një alternativë ndaj halogjenit do të lejojë kursime të konsiderueshme të energjisë dhe ulje të zhivës.
Edhe nëse ato kushtojnë pak më shumë, shpenzimet janë të përballueshme, duke pasur parasysh ciklin jetësor të tyre 20-vjeçar.
Një llampë LED kursen deri në 115 euro në vit, duke mbuluar koston blerjes së llampës brenda një viti, siç shpjegon Konfindustria italiane.
Konsumatorët do të përfitojnë ndriçim më të mirë me llampat LED dhe padyshim edhe fatura më të lira të konsumit të energjisë elektrike.
Sa i përket përfitimeve për mjedisin dhe sigurinë e energjisë, ndalimi i llampave halogjene do të sjellë kursime vjetore të energjisë të barabarta me konsumin vjetor të energjisë elektrike të Portugalisë 48 TWh energji elektrike./AgroWeb.org