Fronti kundër Reformës në Dretjësi dhe kundër Perëndimit, i qujtur ndryshe edhe fronti i së keqes, do të nisë një tjetër sulm këtë fillim vjeshte, për të mos lejuar ngritjen e organeve të drejtësisë së re, të cilat janë projektuar nga SHBA dhe Gjermaia për të shkatërruar kështjellën e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.
Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Petrit Vasili, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, ish-drejtorë, hajdutë, minj tenderash, biznesmenë që pastrojnë paratë e Metës dhe Monikës etj., janë bashkuar, me shprësn se do t’i shpëtojnë drejtësisë.
Për të krijuar gjoja një situatë të jashtëzakonshme, një pjesë e këtij fronti janë nisur sot drejt Shkodrës, për të mbajtur atje një seancë plenare paralele me seancën e Parlamentit në Tiranë.
I gjithë halli i tyre është që të mos lejojnë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do t’iu vërë prangat dhe do t’iu marrë pasuritë e korrpsionit dhe paratë e pista.
Berisha dhe Meta po përpiqen t’i bëjnë presion Edi Ramës që të bëjnë një pazar për të sabotuar Byronë e Hetimit. Dy vitet e para hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të drejtohen nga amerikanët.
Këta të fundit kanë piketuar edhe njerëzit që do të emërohen në strukturën që ka lënë pa gjumë krerët e politikës. Gjithashtu, janë përcaktuar edhe dosjet që do të merren nën hetim. Dhe lufta nuk është mes Ramës dhe frontit, por mes frontit të së keqes dhe SHBA.