Nga Romeo Kara
Je pikerisht ti Sali, i teri dhe i beri, i pari, kryesori, ideatori, frymezuesi dhe realizuesi i keqperdorimit te administrates publike, dhe sidomos Sherbimit Informativ, duke ç’emeruar cdo person qe nuk i perkiste stafit tend politik e familjar, dhe duke emeruar ne cdo strukture, tarafin dhe veglat e tua personale.
Je ti i pari o i papare, qe ligjerove heqjen nga puna per arsye politike.
Je ti i pari o demagog, qe shkaterrove meritokracine ne emerimet e administrates publike, duke e zevendesuar me emerimet e besnikeve te tu dhe te partise bande qe drejton.
Je ti i pari qe dhe shembullin se: nese dikush do te beje karriere, ai duhet te te sherbeje ty pa kushte.
Je ti qe u dhe shembullin partive te tjera se si te emeronin vetem militantet ne administrate, duke e bere molle te ndaluar administraten per njerezit pa parti.
Je ti qe bere pazar te hapur me Ilir Meten, lidhur me emerimet në administrate, dhe tani habitesh pse dikush tjeter pas teje, ben ate qe ti i pari e ke lene si shembull.
Duhej patjeter qe dikush te te sherbente ty, apo te te servilosej larte e poshte, ne media e kudo, qe te bente karriere ne administrate, se medemek administrata ishte torta qe vetem ti fitimtari kishe te drejte t’a ndaje.
Ku ke pyetur ndonjehere per rregulla, norma e ligje ti o ditezi, persa kohe u vetequajte Maliq permbi ligjin?
Kujton se duke ngritur zerin, per nje vegel tenden, do shpetosh ushtrine tende te shpartalluar te veglave?
A nuk po e kupton se edhe veglat e tua nuk e duan me mbrojtjen tende dhe se ato duan te shpetojne bythen e tyre, dhe pseudombrojtja jote vetem ju prish pune atyre?
Fol per veten o qyqar qe nuk le teme pa folur dhe zanat pa bere.
Fol si e shpartallove sistemin energjetik, si i bere planet me Nuelin, si bere te tjera plane me Kaçin, si e perzure CEZ-in, si e hape ceshtjen por re vete brenda etj.
Fol per veten sot e tutje o i mjere, se te duhen vite te rrefesh kusuret e tua.
Fol dhe ik i penduar…leri dhe kercenimet, se je bere si gjyshja ime e shkrete, qe llomotiste gjithe diten, por kerrkush nuk ja fershellente.