Nga Adem Janina
U largova dhe unë disa ditë për të pushuar dhe me thënë të drejtën pushova…nga veshët dhe kakofonia. Pushova, jo se udhëtova në vende më të bukura se Shqipëria, sepse nuk pashë apo ndoshta nuk më dukeshin dhe aq… por pushova se u gjenda mes njerëzish.
Kudo që shkoja, sepse më tepër kam shëtitur se sa rrezitur, diskutohej njëlloj si këtu për politikën familjen vështirësit, të ardhmen por biseda fillonte: “Unë mendoj”!
Nuk dëgjova askënd të irritohej të bërtiste apo ulëriste se përse ti nuk mendon si unë! Nuk dëgjova askënd të betohej për kahun politik që simpatizonte por gjithmonë argumentonte me fakte sipas mendimit të tij ato që i dukeshin më të mira për vete , miqtë dhe familjen e tij.
Të them të drejtën u ndjeva keq jo për gjë por …unë nuk isha ata unë isha ju, shqiptar që do kisha nxjerr shpatën duke bërë be e rrufe se është çdo gjë kështu siç them unë, e nëse nuk do i bindja nuk më ngelte gjë tjetë vetëm… grushti.
Për fatin e mirë durova me shpirtë ndër dhëmbë arsyetimet, logjikën diskutimet dhe mburrjet gjithmonë me fjalët: “kështu mendoj unë” dhe të them të drejtën sikur ndryshova , u zbuta, u bëra… njeri.
Ndryshova dhe u gëzova kur po kthehesha në Shqipëri duke harrua se çfarë më priste.
O nëne o nënë… kafshët të vetmbyllura në vath, të siguruar e rehatur, që u bënin thirrje njerëzve të shqyni “ujkun”, që të shpëtonin ata. Nëse nuk mundeshin…të flijoheshin , le t’i hante ujku për hatër të tyre, që ai të ngopej e ti linte të qetë.
Ktheva kokën gjithandej, por asgjëkundi nuk pashë ujqër por veç hiena, që prisnin që ne të shqynim njëri tjetrin, e ato të mbijetonin me gjakun tonë, deri kur tu vinte vdekja e lumtur…natyrale. Por kjo nuk do ndodhte kurrë, sepse tashmë gjithë shtetasit e këtij vendi janë kthyer në qytetar …njerëz.
Të vetmit që kanë ngelur kafshë, janë politikanët që njerëzit që nuk kanë ngrënë kurrë në çanakun e tyre të florinjtë, u duken si rraca e tyre kafshërore, kur u kanë hedhur ndonjë kockë për t’i përdorur e për ti ndërsyer, sa herë që bytha e tyre e ndyrë ishte në rrezik.
Të çoroditur nga frika, të paftyre deri në poshtërsi. mashtruesa dhe intrigant pa kufi, hajdut dhe palaço të pashoqtë, gënjeshtar dhe të babzitur si lubi, akoma guxojnë të na përdorin…për shpëtimin e tyre. Thirjet për “revolucione” me sakrifica, e me çdo çmim dhe ulërimat prej të marrësh se …do bëjmë gjëmën, nesër, pasnesër, janë kuisje qensh të uritur pas gardhit që vlejnë vetëm për qen rrugësh.
Ndaj pushimet mes njerëzve dhe kthimi mes njerëzish më detyron të ndjehem i fyer kur lehin e pyes: Kur do ta kuptoni se flisni me njerëz zoti kafshë ?!/Ekskluzive.al