Edhe pse vetë nuk donte të identifikohej si gruaja më e bukur në botë, Hollivudi ia ka dhënë këtë nder. Mësohet se është një shqiptare gruaja më e bukur e të gjitha kohërave, duke lënë pas Marilyn Monroe apo Elizabeth Taylor. Ajo është Fevzia Fuat Ali, bija e mbretit Fuad të Egjiptit, grua e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi.
Ajo konsiderohej si një figurë hyjnore në mesin e shekullit të shkuar. Gazetat më të mëdha e kanë shpallur atë si Miss Bota e pashpallur.
Ajo u divorcua nga i shoqi në vitin 1948 dhe u martua me një kolonel me gjak shqiptar, Ismail Husein Shirin Bej. Vdiq në vitin 2013 në moshën 92-vjeçare në Aleksandri.