Kontrollet blic nga policia Rrugore në rrugët e Lezhës, kanë sjellë rezultatet e para. 12 drejtuesë mjetesh kanë rënë në pranga, pasi nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugorë. 9 shoferë nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa 3 prej tyre kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i plotë: Policia e Lezhës ka vënë në pranga 12 drejtues mjetesh të cilët thyen rregullat e qarkullimit.9 shoferë ishin të papajisur me leje drejtimi dhe 3 nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, janë tërhequr 14 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe parakalim të gabuar. Janë vendosur gjithsej 439 masa administrative, nga këto:
• 48 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 146 masa për parakalim të gabuar,
• 15 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë ndaluar administrativisht 11 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera