Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Për pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën. Dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Gjirokastrës.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.